GazetaMax
Lajme

Lukrovski: Së bashku me shoqatat do të ndërtojmë bashkëpunim sistematik për trajtim më të mirë të pacientëve dhe personave me aftësi të kufizuara

Sot kandidati për kryetar komune, Sotir Lukrovski, zhvilloi një takim me shoqatat që angazhohen për trajtim më të mirë të pacientëve dhe personave me nevoja të veçanta.

“Angazhimi i tyre, dituria dhe lufta e përditshme janë me vlerë të paçmuar për shoqërinë tonë. Së bashku, me forca të bashkuara, profesionalizëm dhe vullnet, do të ndërtojmë një bashkëpunim sistematik që do të sigurojë jetë më dinjitoze jo vetëm për personat me aftësi të kufizuara, por për të gjithë ne. Ashtu edhe do të jetë”, deklaroi Lukrovski.

Ai theksoi se përkushtimi për barazi dhe kushte më të mira është pjesë e vizionit të tij për një shoqëri ku çdo njeri ndihet i vlerësuar dhe i respektuar.

Related posts

Izet Mexhiti nga Kërçova: VLEN është garancia e ndryshimit dhe e përfaqësimit të shqiptarëve

Gazeta Max

Takimi Mexhiti – Aggeler: Peshqit e Ohrit apo peshqit e mëdhenj të politikës?

Gazeta Max

Komandanti i burgut të Idrizovës në paraburgim edhe 30 ditë, dyshohet se mund të arratiset me ndihmën nga i burgosuri në arrati

Gazeta Max