Lutfi Dalipi është futbollisti i ri që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke iu bashkuar përfaqësueses së vendit, shkruan “Bota sot”.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Dalipi ka mbërritur sonte në Kosovë, ku është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Futbollisti i ri është me origjinë nga Presheva dhe ka vendosur që rrugëtimin e tij në futbollin ndërkombëtar ta vazhdojë me fanellën e Kosovës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja e ka mirëpritur Dalipin, duke shprehur optimizëm për të ardhmen e tij me përfaqësuesen dardane.
Postim i plotë:
📍Lutfi Dalipi është këtu!
Sonte në aeroportin “Adem Jashari” zbriti Lutfi Dalipi, djaloshi me origjinë nga Presheva që zgjodhi të shkruajë historinë e tij me fanellën e Kosovës!
Rrugëtimi ynë vazhdon, e ardhmja është e ndritur.
Mirë se vjen në shtëpi, Lutfi!
Burimi: botasot.info
