Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se autoritetet amerikane kanë kryer një “operacion të madh” në Venezuelë, duke pretenduar se presidenti i vendit, Nicolás Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë jashtë territorit venezuelian.
“Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe dëbuar nga vendi. Ky operacion u realizua në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit,” shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth.
Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen aktuale të Maduros apo rrethanat e operacionit, por tha se informacione shtesë do të bëhen publike së shpejti. Ai paralajmëroi gjithashtu një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, e cila pritet të mbahet sot në rezidencën e tij Mar-a-Lago, në orën 11:00 sipas kohës lokale.
Autoritetet venezueliane nuk kanë reaguar ende ndaj deklaratave të presidentit amerikan.

