GazetaMax
SPORT

Mahrez për Haaland: Është në zjarr, por edhe lojtarët e tjerë janë gjithashtu të rëndësishëm

Riyad Mahrez ka komentuar në lidhje me Haaland.
Erling Haaland është emri i momentit në botën e futbollit.
Sulmuesi po kalon në një formë fenomenale këtë edicion me Man Cityn.
Është vetëm fillimi dhe ai tashmë numëron 20 gola në të gjitha garat me kampionin në fuqi.
Së fundmi lidhur me norvegjezin ka komentuar edhe anësori  Riyad Mahrez
Sipas tij Haaland është nëj zjarrë, por ka edhe lojtarë të tjerë që mund të bëjnë ndryshimin te Man City.
“Haaland është pjesë e ekipit tonë, ai është sulmuesi ynë”, tha fillimisht Mahrez për ‘BBC Sport’.
“Si çdo sulmues tjetër, nëse mund ta gjejmë atë është perfekt sepse ai është në zjarr. Nëse jo, ka shumë lojtarë dhe të gjithë mund të bëjnë ndryshimin. Ne duhet të vazhdojmë me momentin”, përfundoi ai.
Në Premier Ligë sulmuesi norvegjez ka shënuar 15 gola në nëntë paraqitje deri më tani.

Related posts

Tri skuadra i vihen pas Pogbas

e-max

Tronditë Ronaldo, njofton për vdekjen e djalit të tij

e-max

Lufta për ‘Këpucën e Artë’ 2022, kush kryeson garën dhe si qëndron situata

e-max