Lufta për ‘Këpucën e Artë’ 2022, kush kryeson garën dhe si qëndron situata

Robert Lewandowski edhe një herë kryeson rrugën në garën për ‘Këpucën e Artë’ evropiane të vitit 2022 me 33 gola në Bundesliga këtë sezon.
Sulmuesi polak fitoi trofeun individual sezonin e kaluar dhe është në rrugën e duhur për të marrë çmimin për vitin e dytë radhazi.
Aktualisht atij në podium i bashkohen Ciro Immobile i Lazios me 26 gola në Serie A dhe Karim Benzema i Real Madridit, i cili ka 25 gola në La Liga gjatë sezonit 2021/22.
Sulmuesi i Bayern Munichut ka një epërsi të shëndetshme ndaj kundërshtarëve, megjithëse ka ende kohë për shumë gola për t’u shënuar para fundit të sezonit.
Benzema ka pasur një sezon të mrekullueshëm dhe nuk është e pamundur që ai të mund të shënojë tetë gola në pesë ndeshjet e mbetura të Los Blancos.
Megjithatë, nuk ka gjasa që Lewandowski të ndalojë së shënuari vetë.
Lewandowski kryeson garën
Ndërkohë, pjesa tjetër e listës duket pak më ndryshe se në historinë e fundit, me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin më poshtë se sa jemi mësuar t’i shohim.
Messi ka shënuar vetëm katër gola në Ligue 1 këtë sezon, ndërsa 16-të golat e Ronaldos në Ligën Premier nuk janë të mjaftueshme për të që të futet në top 10.
Ranglista momentale për vitin 2022
1.Robert Lewandowski (Bayern), 33 gola (66 pikë)
2.Ciro Immobile (Lazio), 26 gola (52 pikë)
3.Karim Benzema (Real Madrid), 25 gola (50 pikë)
4.Ohi Omoijuanfo (Crvena Zvezda), 33 gola (49.5 pikë)
5.Dusan Vlahovic (Juventus), 23 gola (46 pikë)
6.Kylian Mbappe (PSG), 22 gola (44 pikë)
7.Mohamed Salah (Liverpool), 22 gola (44 pikë)
8.Patrik Schick (Bayer Leverkusen), 21 gola (42 pikë)
9.Martin Terrier (Rennes), 21 gola (42 pikë)
10.Wissam Ben Yedder (Monaco), 20 gola (40 pikë)

Të fundit në përqindje