GazetaMax
Lajme

Maksim Dimitrievski: Çdo ditë mbështetja po rritet, të dielën fitojnë qytetarët

Kandidati për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sonte zhvilloi takime me banorët e MZ “Panche Peshev”, në lagjet “K2”, “Çetirska Maala” dhe “Gladno Pole” në vendbanimin “Pero Çiço”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Dimitrievski prezantoi të gjitha aktivitetet dhe projektet e planifikuara për këto zona në mandatin e ardhshëm, duke theksuar përkushtimin për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Mbështetja po rritet çdo ditë. Të dielën fitojnë qytetarët!”, deklaroi Dimitrievski, duke ftuar qytetarët që të votojnë për listën numër 2 në zgjedhjet e së dielës.

https://www.facebook.com/share/p/17QXPawVaL/