GazetaMax
Adrenaline

Mallorca merr vendim për të ardhmen e Vedat Muriqit

Mallorca ka vendosur përfundimisht për Muriqin
Eksperienca e Vedat Muriqit në Mallorca duket se do të zgjasë vetëm gjashtë muaj.
Futbollisti kosovar ishte huazuar në janar nga Lazio në klubin spanjoll, ku e pati një fillim të mbarë të eksperiencës.
Por, përfaqësuesit kosovar po i mungojnë golat qe disa ndeshje.
Ai i ka realizuar 2 gola dhe 1 asistim në tri xhirot e para dhe ishte kandidat për t’u zgjedhur lojtari i muajit.
Por, në gjashtë xhirot e fundit, edhe pse ka luajtur nga 90 minuta, s’ia ka dalë ta gjejë golin.
Për këtë arsye, mediat spanjolle janë të bindura se Mallorca nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së lojtarit.

Lazio e ka vendosur 11 milionë euro çmimin e kartonit të sulmuesit prizrenas.
Muriqi edhe vetë së fundmi paralajmëroi se herët a vonë do të rikthehet në futbollin turk.
Mediat e këtij vendi shkruajnë se 27 vjeçari tashmë ka marrëveshje me një gjigant të Superligës turke.
Ish-klubi i tij Fenerbahçe dhe Galatasaray e duan qe një kohë futbollistin, shkruan Express.
Muriqi do të rikthehet gjatë verës përkohësisht në Lazio, e cila e mban kartonin.
E më pas, do t’i bëjë prapë valixhet gati për t’u rikthyer në ligën elitare turke, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Related posts

Xavi: Dembele është në nivelin e Neymarit më të mirë

Gazetamax.mk

Armend Xhoxhaj kthehet në ring me 27 prill, meç i fortë përballë Huseyin Cinkara

Gazetamax.mk

Drejtori Sportiv i Sevillas e pranon: Kounde po shkonte te Chelsea, por ata kishin dyshime dhe u tërhoqën

Gazetamax.mk