GazetaMax
SPORT

Manchester City synon 3 trofe dhe rekordin e United të Ferguson në vitin 1999 MË: 18 MAJ 2023 NË ORA: 17:02

Manchester City synon 3 trofe dhe rekordin e United të Ferguson në vitin 1999!

Manchester City ka dhe 5 ndeshje deri në fundin e sezonit, ku synon të marrë tre trofe.

Skuadra e Pep Guardiolës po zhvillon një fund sezoni magjik, ku janë në garë për të marrë trofeun e Champions League, titullin e Premier League dhe FA Cup. “Qytetarët” janë në rrugën e mbarë dhe gjithçka mund ta vendosin në vetëm 3 ndeshje

Nëse City arrin që të mundë Chelsea këtë fundjavë, matematikisht do të jetë kampione e Anglisë, ndërkohë që më pas mund të përgatisë dy ndeshjet e muajit qershor. Në datën 3 të muajit të ardhshëm, skuadra e Guardiolës do të luajë finalen e FA Cup me Manchester Unidet, ndërsa një javë më vonë në Stamboll takon Interin për finalen e Ligës së Kampioneve.

Nëse Manchester City do të arrijë që të marrë të tre këto trofe, atëherë do të përsërisë suksesin e 24 viteve më parë të Manchester United.

Related posts

Gazetari i njohur zbulon përforcimet e reja të Milanit

e-max

Garues çeçen tregon jetën si shqiptar

e-max

“Ciao” Juventus, ja ku po transferohet Morata

e-max