GazetaMax
Lajme

Maqedonia e Veriut hap konsullatë nderi në Edirne

Shkup, 23 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të hapë Konsullatën e Parë të Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Edirnesë, Republika e Turqisë.

Në kuadër të vizitës, Ministri Osmani do të ketë takim edhe me Guvernatorin e Edrenesë, Husein Kurshat Kirbijik, si dhe me studentë tanë të shumtë që studiojnë në Universitetin e Thrakisë në këtë qytet.

Qyteti i Edirnesë si qendër tregtare ka një industri në rritje të vazhdueshme dhe hapja e Konsullatës së nderit në këtë qytet do të forcojë më tej lidhjet tregtare, kulturore dhe turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe këtij rajoni të Turqisë, kumtoi MPJ.

Konsulli i Nderit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Turqi me juridiksion në rrethet Edirne, K’rklareli dhe Tekirdag, me seli në Edrene, është Eser Xhevahir.

Related posts

Shpresa e re për miliona pacientë, zbulohet ilaçi për hipertensionin

Gazeta Max

Ali Ahmeti sot takon qytetarët në Gostivar, tek restorant Albis

Gazeta Max

8 viktima nga aksidentet gjatë vitit 2022, policia paralajmëron masa më të ashpra

Gazeta Max