Shkup, 15 shtator – Maqedonia e Veriut e cila do të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023 do të jetë nikoqir i dy konferencave të mëdha. E para do të mbahet në vend, në dhjetor të vitit të ardhshëm ku të gjithë përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare nga Vankuveri deri në Vladivostok do të vijnë në Shkup, ndërsa të dytën Maqedonia e Veriut si kryesues aktual i Grupit të Mesdheut të partnerëve të OSBE-së do ta organizojë atë në Aman, në Jordan deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Konferenca në Shkup do të jetë një sfidë edhe logjistike dhe politike. Konferencën e rregullt me grupin e vendeve të Mesdheut vendosëm të mos e mbajmë në Shkup, por në Aman më 25 dhe 26 tetor ku Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë organizator. Momenti është shumë i rëndësishëm dhe partnerët nga Mesdheu tregojnë vlerë të shtuar për një siguri të nevojshme për rajonin tonë dhe do të tregojë një rol pronësie të gjithë këtij procesi”, tha Osmani në manifestimin “Maqedonia e Veriut dhe OSBE: 30 vjet partneritet”, duke iu referuar aktiviteteve të vendit si kryesues i Organizatës rajonale të sigurisë.
Ai theksoi se sfidë për vendin në kryesimin me OSBE-në është miratimi i buxhetit të Organizatës për të cilin ende nuk ka konsensus.
“Nga 1 janari do të fillojmë me kryesimin e të gjitha sfidave që do të bartë koha. Mendoj se jemi të përgatitur me mbështetjen e partnerëve tanë dhe shpresoj që kjo presidencë të lë gjurmë në kryesimin e OSBE-së edhe në të ardhmen”, tha Osmani.
Sa u takon prioriteteve të presidencës sonë ai rikujtoi se më 1 shtator i ka prezantuar në Vjenë, ndërsa janë punuar dhe përgatitur në një proces gjithëpërfshirës në Ministrinë e Punëve të Jashtme në konsultim me të gjitha institucionet që kishin kompetenca, por edhe me të gjitha palët e interesuara në vend dhe në konsultim me vendet pjesëmarrëse.
Gjatë përcaktimit të tyre shtoi se tre aspekte janë të rëndësishme – vazhdimësia dhe ndërtimi i prioriteteve të presidencave të mëparshme (presidenca polake dhe suedeze), kontributin tonë autentik dhe pikëpamjet tona mbi rolin e OSBE-së dhe zhvillimet aktuale të cilat definojnë listën e prioriteteve. Në këtë kontekst, shtoi ai, invazioni rus kundër Ukrainës më 24 shkurt, i cili, thotë ai, bëri një devijim të plotë për të gjitha çështjet e sigurisë politike, e rënoi plotësisht arkitekturën e sigurisë në Evropë, paralizoi organizatën dhe për shkak të bllokadës nga Rusia prania e OSBE-së në Ukrainë është ndërprerë dhe misioni i OSBE-së, të gjitha këto janë sfida në vete.
“Përcaktimet e OSBE-së janë organizuar në tre dimensione. Dimensioni politiko- ushtarak i sigurisë, dimensioni ekonomik-ekologjik dhe dimensioni humanitar ku dominojnë të drejtat e njeriut. Sa i përket dimensionit politiko-ushtarak, mendoj se do të jetë sfida më e madhe pikërisht sepse aktualisht nuk ka dialog në OSBE për shkak të pozicionit të Rusisë për të bllokuar të gjitha këto aspekte për shkak të agresionit në Ukrainë, mendoj se kuptimi i çdo kryesimi të çdo prioriteti është që menjëherë të ndërpritet agresioni në Ukrainë dhe vetëm kjo do të mundësojë funksionim normal të OSBE-së dhe rivendosjen e besueshmërisë, por edhe kthimin e instrumenteve që OSBE-ja ka krijuar në dekadat e fundit.
Do të përpiqemi, tha Osmani, ta mbajmë gjallë atë dialog, sepse OSBE-ja është e vetmja organizatë e sigurisë ku keni edhe Rusinë edhe SHBA-në.
“Nuk keni një platformë kaq të sigurt ku mund të diskutohet për këto çështje, kuptohet, shumë nga çështjet e dialogut sot po zgjidhen në terren në Ukrainë dhe shumë vështirë do të pritet një dialog normal në kushte të tilla. Prandaj prioritet është i fokusuar në ndërprerjen e agresionit i cili është i paligjshëm, që është kundër të gjitha angazhimeve themelore për të vazhduar më pas një dialog për kthimin e masave të besimit dhe përcaktimeve të tjera të OSBE-së”, theksoi shefi i diplomacisë.
Fokusi do të jetë edhe në konfliktet e ngrira, tha Osmani duke theksuar në ngjarjet e këtyre ditëve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Një nga shenjat tona dalluese në përcaktimin e prioriteteve është të bëhet dallimi në terren. Ky është rezultati përfundimtar i çdo angazhimi. Do të jetë i suksesshëm kryesimi nëse kemi ndihmuar qoftë edhe një familje, të një komuniteti. Nëse kemi parandaluar një konflikt të vogël që do të mund të parandalohej. OSBE-ja është mbi të gjitha për njerëzit”, shtoi ministri Osmani.