GazetaMax
Lajme

Mariçiq: BE-ja nxiton për zgjidhje në qershor, por zgjidhje do të ketë vetëm me interesa të mbrojtura maqedonase

Shkup, 20 maj – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq duke qenë mysafir sonte në “Top Tema” në televizionin “Telma” theksoi se Qeveria dëshiron të fillojë negociatat me BE-në, por jo me çdo kusht dhe në dëm të interesave shtetërore për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Ai theksoi se muaji qershor, si vendimtar për marrjen e  datës, përmendet nga BE-ja për shkak të situatës gjeopolitike me luftën në Ukrainë.

Siç theksoi zëvendëskryeministri, ne duam të nisim negociatat me një marrëveshje të drejtë, e cila nuk do të cenojë dinjitetin dhe identitetin tonë.

“Rruga jonë është e qartë dhe ka qenë gjithmonë e qartë. Ne kurrë nuk jemi dorëzuar dhe asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, gjithmonë kemi pasur vështirësi dhe Maqedonia e Veriut është një nga vendet që ka pasur rrugën më të vështirë për të përmbushur interesat e saj strategjike”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri shtoi se në këto kohë kur sërish ka aksione ushtarake në tokën evropiane, e kemi parë se sa do të thotë kjo dhe sa e rëndësishme është NATO për sigurinë e rajonit.

Ai theksoi se si Qeveri kanë prezantuar një qasje të re me Bullgarinë për të arritur një pikë të caktuar zgjidhjeje.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane theksoi se në një situatë kur në Ukrainë ka luftë, kur të gjitha vendet janë të përkushtuara për një nivel më të lartë të të menduarit strategjik, Bullgaria duhet të bëjë të njëjtën gjë.

“Sa herë që kishte një dëshirë për një zgjerim më të madh, i cili filloi pas rënies së Murit të Berlinit, BE-ja ngriti çështjen e formës dhe mënyrës në të cilën do ta bënte këtë dhe vendoste dinamikë të re” tha ai, duke iu referuar integrimit evropian të Ukrainës.

Ai theksoi se korniza për vendet e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Ajo, siç tha ai, është themeluar në vitin 2003.

Related posts

Çfarë bëri Zaev, pse iku, dhe a u pasurua gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë?

Gazetamax.mk

Kasami e konfirmon: Nuk do të shkoj në takim të liderëve, qëllimi është të shpëtohet BDI-ja

Gazetamax.mk

Grubi priti në takim kryebashkiakun e Tiranës

Gazetamax.mk