GazetaMax
LAJME

Osmani: I vlerësoj përpjekjet që Franca po bën për të zhbllokuar procesin e integrimit europian

Shkup, 20 maj –  Vlerësoj veçanërisht përpjekjet që Franca po bën për të zhbllokuar procesin e integrimeve evropiane duke mbajtur seancat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së, porositi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur Osmani në profilin e tij në Fejsbuk pas takimit me një delegacion të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, të përbërë nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së BE-së në MPJ të Francës Siril Dikemal, Leonor Gim, këshilltar në Drejtorinë e BE-së, Silven Gioge, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Nikola Faj, shef i Misionit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Evropën Kontinentale.

“Fillimi i negociatave për anëtarësim dhe anëtarësimi në BE është investim gjeostrategjik për stabilitet dhe prosperitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Evropën, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik”, ka shkruar Osmani.

Related posts

Mehaj në takim me përfaqësuesin e Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, kjo ishte arsyeja

e-max

ZZHTI ka vendosur standardet ndërkombëtare ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës

e-max

Kasami në Shipkovicë, inspekton punimet e përroit të fshatit

e-max