GazetaMax
LAJME

Mariçiq – Loson: Fokus në reformat

Shkup, 28 shtator – Vendi mund të llogarisë në mbështetje politike, ekonomike dhe zhvillimore nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e reformave, tha sot ambasadori i sapoemëruar britanik, Metju Loson, në takimin me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në takim u bë fjalë për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe për avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Zëvendëskryeministrja Mariçiq e informoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për zhvillimin e skrining procesit dhe i theksoi përpjekjet që Maqedonia e Veriut do të vazhdojë t’i investojë në procesin gjithëpërfshirës të reformave në shoqëri, që është gjithashtu i rëndësishëm për përshpejtimin e eurointegrimit dhe dinamikën evropiane në hapjen dhe mbylljen e klasterëve dhe kapitujve”, kumtojnë nga Sekretariati për çështje evropiane (SÇE).

“Mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për bashkëpunimin zhvillimor me vendin tonë është rritur në vitin 2018, si një reagim pozitiv ndaj proceseve të përshpejtuara reformuese që po ndërmarrim. Kemi bashkëpunim të suksesshëm në 3 projekte të binjakëzimit të udhëhequr nga partnerët e Britanisë së Madhe në fushën e reformës policore dhe drejtësisë penale, kontrollit të ndihmës shtetërore dhe promovimit të barazisë”, tha Mariçiq në takim.

Ambasadori Loson e përshëndeti fillimin e negociatave dhe qasjen aktive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në fazën e parë të procesit aderues.

“Nga ana e Loson është potencuar se mund të llogarisim në mbështetjen politike, ekonomike dhe zhvillimore nga Mbretëria e Bashkuar, në avancimin e reformave, si partner i ynë kyç”, thekson SÇE.

Në takim u bisedua edhe për ngjarjet dhe sfidat aktuale me luftën në Ukrainë, furnizimin e qëndrueshëm me energji dhe ushqim, si dhe u shpreh interesi i ndërsjellë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike dhe politike midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Zëvendëskryeministrja Mariçiq e informoi Loson edhe për iniciativat rajonale në të cilat merr pjesë vendi ynë, duke theksuar se Qeveria është plotësisht e fokusuar në politikën e bashkëpunimit si një nga bazat e progresit të përgjithshëm të rajonit.

“Qëllimi është që nga bashkëpunimi rajonal të kemi kontribut më të madh në procesin e anëtarësimit në BE dhe përmes procesit të Berlinit dhe përmes iniciativës “Ballkani i Hapur”. Në këto iniciativa shohim si mjet për përshpejtimin e mëtejshëm të integrimit në rajon dhe qytetarët të kenë dobi dhe përfitime ekonomike, e jo si zëvendësim të anëtarësimit në Union”, potencoi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, ambasadorit të ri i dëshiroi sukses në punë dhe vazhdim të bashkëpunimit të mirë si deri më tani. 

Related posts

Pensioni mesatar do të rritet për rreth 1.000 denarë

e-max

Ky shtet hodhi bombat e para mbi Serbi më 24 mars 1999

e-max

Sulm ndaj faqes së MASH

e-max