GazetaMax
Lajme

Pensioni mesatar do të rritet për rreth 1.000 denarë

Shkup, 21 Prill – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot gjatë vizitës në Lidhjen e shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë tha se pensioni mesatar aktual që është 16.300 denarë me harmonizim e pensioneve sipas metodologjisë së re, do të rritet për rreth 1000 denarë.

“Në pajtim me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve që do të përdoret me pagesën e pensionit të shtatorit, pensionet do të harmonizohen me model të kombinuar prej 50 për qind rritje të pagës mesatare dhe 50 për qind rritje të shpenzimeve për jetesë. Në pajtim me analizat fillestare me të cilat disponojmë, ndërsa janë marrë nga Ministria e Financave, harmonizimi në pajtim me ndryshimet e ligjit do të kontribuojë drejt rritjes së pensioneve për të paktën gjashtë për qind. Kjo shumë, gjithsesi nuk është definitive, mund të jetë më e madhe varësisht të dhënave zyrtare të cilat do t’i marrim nga Enti Shtetëror për Statistikë në pajtim me të cilat do të bëhet harmonizimi i pensioneve”, shtoi ajo.

Related posts

Sot vazhdon mbledhjen komisioni për çështje historike

Gazeta Max

Boshkov: Paga minimale shkakton pakënaqësi dhe greva

Gazeta Max

Shaqiri: Mbetemi partnerë në ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor

Gazeta Max
Lajme

Pensioni mesatar do të rritet për rreth 1.000 denarë

Shkup, 21 Prill – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot gjatë vizitës në Lidhjen e shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë tha se pensioni mesatar aktual që është 16.300 denarë me harmonizim e pensioneve sipas metodologjisë së re, do të rritet për rreth 1000 denarë.

“Në pajtim me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve që do të përdoret me pagesën e pensionit të shtatorit, pensionet do të harmonizohen me model të kombinuar prej 50 për qind rritje të pagës mesatare dhe 50 për qind rritje të shpenzimeve për jetesë. Në pajtim me analizat fillestare me të cilat disponojmë, ndërsa janë marrë nga Ministria e Financave, harmonizimi në pajtim me ndryshimet e ligjit do të kontribuojë drejt rritjes së pensioneve për të paktën gjashtë për qind. Kjo shumë, gjithsesi nuk është definitive, mund të jetë më e madhe varësisht të dhënave zyrtare të cilat do t’i marrim nga Enti Shtetëror për Statistikë në pajtim me të cilat do të bëhet harmonizimi i pensioneve”, shtoi ajo.

Related posts

Djegia e autobusit në Prishtinë, policia nis hetimet

Gazeta Max

Ngjarje promovuese për “Avancimin e cilësisë së ndërmjetësimit”

Gazeta Max

Skandaloze/ Sindikata e arsimit rrefuzon rritje prej 10% të rrogave në kohë krize dhe vazhdon grevën

Gazeta Max