GazetaMax
Lajme

Mariçiq nga Strazburgu: Rolin e Parlamentit në negociatat aderuese do ta definojmë me Memorandum për bashkëpunim

Shkup, 6 tetor – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në takimin e 20-të të Komisionit të përzier parlamentar midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, e theksoi rëndësinë për përfshirje dhe bashkëpunim me aktorë të ndryshëm shoqëror, duke vendosur theks në Parlamentin, si institucion kyç për avancimin e negociatave dhe dinamikën e tyre.

“Parlamenti është partner i rëndësishëm në aderimin në Bashkimin Evropian dhe prandaj roli i organeve të tij – Komisioni për çështje evropiane dhe Këshilli kombëtar për eurointegrime, do t’i definojë përmes Memorandumit për bashkëpunim. Duke e kuptuar rëndësinë që të ketë konsensus kombëtar, do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet që të përfshihet opozita në proces”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se vendi e ka parashikuar dinamikën e tij në lidhje me anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe konkretisht në lidhje me përgatitjet tona për procesin e shqyrtimit dhe aktivitetet pasuese, duke dhënë një pasqyrë të shkurtër të strukturës së miratuar të negociatave, e cila aktualisht është duke u funksionalizuar, dhe bazohet në mekanizmat afatgjatë për koordinimin e BE-së, por gjithashtu pasqyron risitë e metodologjisë së rishikuar të BE-së për negociatat aderuese.

Në Parlamentin Evropian, Mariçiq e theksi kënaqësinë e tij për mbështetjen të cilën e marrim përmes aktiviteteve në kuadër të dialogut “Zhan Mone” dhe shprehu besimin se bashkëpunimi do të intensifikohet dhe se përvoja e eurodeputetëve dhe komunikimi i rregullt me ​​deputetët e Kuvendit tonë. do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme se si të përmirësohet më tej roli i Parlamentit, si forum për dialog politik konstruktiv.

“Mbështetja, partneriteti dhe këshillat tuaja do të vlerësohen edhe më shumë në përgatitjet tona për skriningun bilateral, sepse njëra prej fushave të reja “Funksionimi i institucioneve demokratike” në klasterin 1 – “Themele”, që është më e rëndësishmja nga procesi i aderimit, si dhe nënfusha për funksionimin e parlamenteve në institucionet demokratike”, porosit Mariçiq.

Ai e shfrytëzoi rastin dhe shkurt i informoi eurodeputetët për vijimin e procesit të skriningut, për negociatat e përfunduara me sukses për Marrëveshjen e statusit me FRONTEKS dhe e paralajmëroi nënshkrimin për disa javë.

“Me krenari mund të them se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e ka marrëveshjen sipas Rregullores për roje kufitare evropiane dhe bregdetare nga viti 2019. Në pjesën e qeverisjes së ligjit, në vijim janë aktivitetet për përgatitjen e strategjisë së re gjyqësore, si dhe procesi i digjitalizimit të gjyqësisë”, shtoi Mariçiq, duke shtuar se hetimet financiare vazhdojnë, ndërsa pritet që propozim-ligji për Administratën për pagesën e pronës të hyjë në procedurë kuvemdore.

Sot në Strasburg vazhdon dita e dytë e seancës së Komitetit të përzier parlamentar midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me pika të rëndësishme të rendit të ditës zhvillimin e debatit, si kriza energjetike dhe mjedisi jetësor, marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimi rajonal dhe Raporti i Dialogut “Zhan Mone”.

Related posts

Politika progresive agrare dhe reforma të forta bujqësore për prodhim vendor më të madh dhe konkurrues

Gazetamax.mk

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Gazetamax.mk

Pendarovski, Kovaçevski e Xhaferi urojnë festën “Shën Klimenti i Ohrit”

Gazetamax.mk