GazetaMax
LAJME

Mariçiq për vizitë dyditore pune në Pragë

Shkup, 8 shtator – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, prej sot po qëndron për vizitë dyditore pune në Pragë, Republika e Çekisë, e cila nga 1 korriku kryeson me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, siç njoftoi SÇE, do të zhvillojë takim dypalësh me homologun e tij, ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke, Mikulas Bek, me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane Ondrej Beneshik dhe kryetarin e Grupit Ndërparlamentar për miqësinë e Maqedonisë së Veriut me Republikën Çeke, Petr Beitl.

Tema për diskutim në takimet do të jenë përgatitjet për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Unionin, sfidat që na presin në dimrin e ardhshëm të shkaktuar nga kriza botërore energjetike dhe prioritetet e presidencës çeke me Unionin.

Zëvendëskryeministri  Mariçiq do ta shënojë Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut më 8 shtator me takime pune në shtetin që aktualisht kryeson Unionin dhe së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska do të jenë pjesë e aktiviteteve të programit të Manifestimi “Ditët e kulturës maqedonase në Republikën Çeke”, organizuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pragë.

Related posts

Osmani: Ne mbështesim fuqishëm aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO

e-max

Dënohen 146 vozitës në Shkup, 25 për vozitje pa leje

e-max

Jotov: Shkupi sa më parë të përfundojë me procesin e ndryshimeve kushtetuese

e-max