Dënohen 146 vozitës në Shkup, 25 për vozitje pa leje

Shkup, 1 Maj – MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 146 masa, nga të cilat 18 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 25 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për shofer fillestar.

Tetë masa janë shqiptuar për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 15 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafori i kuq), 42 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë.

“Kontrollet e intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thaë nga MPB.

Të fundit në përqindje