GazetaMax
Lajme

Masa konkrete për ruajtjen e liqenit të Ohrit

Ohër, 20 Qershor – Në dekadat e fundit, Liqeni i Ohrit dhe rajoni i Ohrit janë nën presion serioz nga urbanizimi masiv, shkatërrimi i pakontrolluar i bregut, por edhe turizmi masiv, thonë ekspertët, në kuadër të Ditës së Liqenit të Ohrit 21 qershori.

“Në 30 deri në 50 vitet e fundit presioni njerëzor është rritur. Bëhet fjalë për ujërat e zeza që derdhen në liqen, për kafshët, pra biodiversitetin, të cilët shqetësohen në liqen dhe turistët që janë një faktor i madh në vetvete dhe për këtë arsye duhet të merren masa. Prandaj e kuptoj pse UNESKO dëshiron ta vendosë Ohrin në listën e zonave të rrezikuara. Mendimi im është që dy gjëra duhen të bëhen menjëherë. Njëra është të përmirësohet funksionimi i sistemit kolektor dhe e dyta është të bëhet një marinë e duhur, e cila do të jetë e ndarë nga liqeni dhe nuk do të sjellë probleme për biodiversitetin”, tha Daniel Bogner – Ekspert i Zonave të Mbrojtura.

Edhe nga Instituti Hidrobiologjik në Ohër thonë se duhet një veprim gjithëpërfshirës për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Objektet që hyjnë apo prishin mjedisin, ajo që ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, i kam përmendur shumë herë se çdo ndërhyrje në çdo segment të liqenit ka pasoja për vetë ekosistemet”, u shpreh Orhidea Taseska – Drejtoreshë e Institutit Hidrobiologjik Ohër.

Në tribunën që u mbajt në Ohër u tha se problem serioz për Liqenin e Ohrit është përdorimi i mjeteve lundruese që punojnë me karburante, dhe  shumë shpesh ka derdhje të vajrave motorik në ujërat e liqenit. Gjithsesi problemi kryesor është ai me ndërtimet pa leje, diçka për të cilën UNESKO ka paralajmëruar prej vitesh. Edhe pse pushteti vendor i mëparshëm mori masa për pastrimin e objekteve pa leje nga plazhet, me ndryshimin e pushtetit, aktivitetet e tilla janë pezulluar. Plazhet nuk funksionojnë, objektet janë të mbyllura. Ndryshe nga Ohri, kryetari i Strugës Merko njofton se do të rregullohen plazhe të reja në bregun e Strugës dhe se lokacionet do të lëshohen sipas atyre ekzistuese.

Related posts

Situata në Veri të Kosovës, reagon MPJ

Gazeta Max

Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

Gazeta Max

Drejtori Halili takon përfaqësues të Delegacionit të BE-së: Fillon zbatimi i IPA projektit “Green Business Facility”

Gazeta Max