GazetaMax
Lajme

MASH: Rindërtimi i konvikteve për studentë do të fillojë në etapa në gjysmën e dytë të vitit

Rindërtimin e të gjitha nëntë konvikteve shtetërore të studentëve do të fillojë me etapa në gjysmën e dytë të vitit. Në fazën e parë, e cila do të rumbullaksohet për 18 muaj nga fillimi i punimeve ndërtimore, do të rindërtohen tërësisht konviktet studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu”.

Siç informojnë nga MASH, operatorët ekonomikë të cilët janë të përzgjedhur në procedurën e parakualifikimit, ndërsa në përputhje me rregullat e KFW Bankës për Zhvillim, e cila së bashku me Bashkimin Evropian është financues i këtij projekti kapital, tanimë dorëzuan ofertat financiare dhe pas zgjedhjes së ofertës me ekonomike, do të lidhet marrëveshje për përfundimin e punimeve.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, lidhi marrëveshje për sigurimin e mjeteve në vlerë prej 25 milionë euro për rindërtimin e të 9 konvikteve shtetërore të studentëve në Shkup, Prilep, Manastir , Shtip dhe Ohër. 20 milionë është kredija nga Banka për Zhvillim KFW, ndërsa 5 milionë euro grant përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP+) të Bashkimit Europian. Rindërtimi, i cili nënkupton zëvendësimin e të gjitha pozicioneve në konvikte – instalimet elektrike dhe ujësjellësit, fasadat, sistemet e ngrohjes, dyert, dritaret, lyerja, mobilimi e kështu me radhë, do të bëhet në tre faza”, përkujtojnë në kumtesën e sotme të MASH.

Në fazën e dytë, siç thonë nga Ministria, është parapar rindërtimi i konvikteve të studentëve“Tome Stefanovski-Seniq”, “Nikolla Karev”-Ohër, “Braça Milladinovci”-Shtip, “ Naroden Heroj Orde Çopella”-Prilep, të cilat janë parapar të jenë NZEB ( Near yero energy bulding), ndësa në fazën e tretë rindërtimin e mensës së konviktit të studentëve “Goce Dellçev” dhe i konvikteve të studentëve “Koço Racin” – Manastir dhe “Pellagonia”. Fillimi i punimeve të ndërtimit është parapar në gjysmën e parë të vitit 2024.

Related posts

Mediu në Forumin e NATO: Vakumi në Ballkan, mundësi për influencë ruse, por edhe kineze

Gazetamax.mk

Sulm ndaj faqes së MASH

Gazetamax.mk

Debat publik mbi Strategjinë Kombëtare për shëndetin mendor të të rinjve

Gazetamax.mk