GazetaMax
Lajme

Maturantët kërkojnë lehtësime të provimeve, pyetjet nga materiali deri në muajin mars

Shkup, 21 Maj – Kërkesa e një pjesë prej tyre përmes peticionit që të anulohet matura shtetërore për shkak të pandemisë por edhe grevës që u mbajt në arsim nuk u realizua, sepse për tu bërë kjo nevoiten ndryshime ligjore në Kuvend.

Maturantët që anketuam  kërkojnë që pyetjet  e parashtruara të jenë më të lehta, duke pasur parasysh se mësimi online ka ndikuar në cilësinë e mësimdhënies.

“Pa dyshim se pandemia na ka shkaktuar shumë probleme dhe mësimi online ka pas probleme me internetin dhe probleme tjera dhe për kët arsye edhe kërkojmë lehtësime gjatë provimeve që do tu nënshtrohemi për arsye që të kemi më lehtë edhe ne”, shprehet nxënësja.

“Për pyetjet në maturën shtetërore sipas gjenaratave qëkanë qenë para nesh janë të rënda por do të mundohemi të mësojmë më shumë, edhe me profesorët kemi pasur ushtrime se si do të duket matura shtetëore. Do të ishte mirë të keët lejtësime sespe pandemia ka ndikuar shumë dhe se kemi mësuar online dhe për kët arsye duhet qendra e provimeve të ketë lehtësime për provimet e maturës”, thekson nxënësja.

Nga qendra shtetërore e provimeve u bëjnë thirrje maturantëve të shfrytëzojnë kohën  e mbetur për kalimin me sukses të maturës shtetërore,  si kusht për regjistrim në arsimin sipëror.

“Pa kalimin e maturës shtetërore nxënësit nuk do të pranohen për studime në shtetet tjera. Ne si institucione duhet të respektojmë ligjin i cili thotë se  duhet të realizojmë maturën shtetërore,  si kusht për regjistrimin e nxënësve në fakultete”, thuhet në komunikatën e qendrës shtetërore të provimeve.

Pyetjet që do të parashtrohen janë nga materiali që është zhvilluar deri në muajin mars,  para grevës gjenerale në arsim. Matura shtetërore do të  realizohet më 4 dhe 13 qershor.

Related posts

Zejdi: Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur përfaqësim më të dobët në Qeveri se sa VLEN

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: Të bëhemi bashkë, shqiptar e maqedonas, për Europë

Gazetamax.mk

Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

Gazetamax.mk