GazetaMax
Lajme

Mbi 10 mijë banorë të lagjes 146 dhe Reçicë e Vogël kyçen në rrjetin e ri të ujësjellësit, Bilall Kasami realizon projektin e rradhës

Mbi dhjetë mijë banorë të lagjes 146 në Tetovë e deri tek Reçica e vogël të cilët për vite të tëra kanë vuajtur mungesën e ujit, nga sot do të mund të kyçen në rrjetin e ri të ujësjellësit. Projekti i filluar kohë më parë, sot nga komuna e Tetovës është lëshuar në përdorim, ndërsa, ndërsa ka kushtuar mbi 700.000 euro.

“Nga sot, kam kënaqësinë e veçantë që të promovojmë kyçjet e një pjese të këtyre banorëve apo që përfundimisht uji arriti edhe në këto shtëpi të qytetit tonë. Me një projekt të realizuar përfundimisht nga komuna e Tetovës dhe ndërmarrja Sharri, sot veçmë janë kyçur mbi 100 familje dhe me një dinamikë të shtuar, vazhdon kyçja e gjithë banorëve të kësaj pjese ku me këtë sistem të ujit të pijshëm nga burimet e Sharrit, do furnizohen diku mbi 10.000 banorë. Ky projekt deri më tani ka kushtuar rreth 700.000 euro, por që e ka vlerën shumë më të madhe sepse, përfundimisht edhe këtë pjesë arrijmë ta furnizojmë me ujë për pije”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Projekti i ujësjellësit nuk do të jetë i vetmi që po realizohet në këtë lagje të lënë pas dore me dekada. Sipas Kasamit, në këtë lagje do fillohet edhe me investime në infrastrukturë, me qëllim krijimin e kushteve të duhura për këta banorë.

“Veçmë e kemi projektin në fazën e tenderimit për asfaltimin e arteries apo rrugës kryesore të kësaj lagjeje, me çka dalë ngadalë, këtë pjesë të qytetit, nga një lagje e harruar, po e transformojmë në një lagje me kushte moderne për jetesë”, shtoi ai./Alsat.mk

Related posts

Arbër Ademi pritet të jetë shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI për zgjedhjet lokale

Gazeta Max

Tryezë e rrumbullakët “Parandalimi dhe monitorimi i korrupsionit në gjyqësor”

Gazeta Max

Drejtori i NP “Rrugët dhe rrugicat” Saidi bashkë me Arsovskën në krye të detyrës

Gazeta Max