GazetaMax
Lajme

Mbi 1000 artistë marrin pjesë në Festivalin e Kërcimit në Xinjiang të Kinës

Festivali i 6-të Ndërkombëtar i Kërcimit ka nisur në Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, duke tërhequr artistë për të shfaqur kërcimet e tyre në një arenë ndërkombëtare.

Festivali, me temë “Ëndrrat e kërcimit, harmonia e Rrugës së Mëndafshit”, tërhoqi më shumë se 1000 artistë nga Azia, Evropa dhe Afrika, bën të ditur “Xinhua”.

Festivali do të zgjasë 17 ditë dhe do të ketë 60 shfaqje, të cilat mbulojnë forma arti si baleti dhe kërcimi popullor.

Foto:VCG

Foto:VCG

Midis tyre do të jetë vepra e njohur e baletit kinez “The Red Detachment of Women” dhe “The Sleeping Beauty” nga balerinët bjellorusë.

Gjatë festivalit do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh, duke përfshirë shfaqje kërcimi në shesh.

Edicioni i 6-të i festivalit organizohet bashkërisht nga Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit, Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit dhe qeveria popullore rajonale e Xinjiang. (Irma)

Related posts

Projekti i Shoqatës “Intuita” i mbështetur nga IFES zbulon mbi 15 deponi të egra në Bogovinë

Gazeta Max

Penov: Kryetarët që dinë të menaxhojnë në kushte krize do t’ia dalin

Gazeta Max

Fitim Çaushi: Polifonia është shiptare dhe jo greke z. Vaso Tole dhe z. Pirro Prifti

Gazeta Max