GazetaMax
Lajme

Mbyllet afati i aplikimeve, ja kush janë kandidatët për drejtorin e ri të RTSH-së

Aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së janë mbyllur ditën e sotme sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 1 prill të Këshillit Drejtues të RTSH. 13 janë kandidatura që synojnë drejtimin e RTSH-së. Mes emrave spikasin figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili.

Pas periudhës së aplikimeve, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë aplikimet në një mbledhje të dytë dhe do të vazhdojë me procesin përzgjedhës. Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH, një hap i rëndësishëm për sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të Televizionit Publik Shqiptar në vitet në vijim.

Aplikantët për Drejtorin e RTSH:

Gëzim Nazif Xhaxhaj

Flamur Buçpapaj

Kliton Rama

Zoje Jakaj (Marashi)

Jetmir Shpuxa

Laureta Roshi

Ermal Hoxha

Eni Vasili

Harrila Koçi

Engjëllush Musai

Mimoza Haxhiaj

Elton Metaj

Enrik Mehmeti

Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik vendosi më 1 prill të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Anëtarët e sapozgjedhur të këshillit rrëzuan të gjithë procedurën që ishte hapur më 6 janar, për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti në proces. Këto parregullsi ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e 11 anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues.

Related posts

Ali Ahmeti për Top Story: Edi Rama ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, jam mirënjohës për këtë qasje

Gazeta Max

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

Gazeta Max

Vazhdon gjyqi për Merkon, dëshmon mbesa e tij / Gjykatësi pret vendim deri në fund të qershorit

Gazeta Max