GazetaMax
LAJME

Më 17 Maj ministrja Trençevska takon Nedelkovin nga SASHK

Shkup, 12 maj – Kërkesat që janë pjesë e vendimit për grevë të punësuarve në kopshte për fëmijë dhe çështjen e pagave të punësuarve gjatë kohës së grevës kanë qenë temë e bisedës gjatë takimit të sotëm në mes ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës së pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov në të cilën morën pjesë përfaqësues nga dyja palët në dialog.

“Palët diskutuan edhe për krijimin e një grupi pune për marrëveshje të re kolektive për institucionet parashkollore, vlefshmëria e së cilës skadon në qershor. Marrëveshja e re kolektive duhet të ofrojë zgjidhje të reja që do të nënkuptojnë përmirësimin e kujdesit dhe edukimit parashkollor. Në takim u dakordua që dialogu të vazhdojë dhe në të njëjtën kohë u dakordua takimi i radhës më 17 maj në mënyrë që të gjenden zgjidhje brenda rregulloreve pozitive ligjore”, kumtoi MPPS-ja për takimin e sotëm me SASHK-un.

Related posts

Kurti nga Krusha e Madhe: Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës

e-max

Do të prodhohen panele solare në Tetovë, në fabrikën ku pronar është Kovaçevski

e-max

Politikanët shqiptarë me komplekse, takohen vetëm ku janë prezent edhe politikanët maqedonas!

e-max