GazetaMax
Lajme

Më 17 tetor në Tiranë, Ali Ahmeti do të mbajë fjalim historik në sheshin Skenderbej

Data 17 Tetor 2025, do të jetë një nga datat më të rëndësishme në historinë e fjalimeve të mëdha kombëtare, të Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti.

Pas Prishtinës ku mbajti fjalim në mbrojtje të UÇK-së, Legjendari i Kombit Ali Ahmeti, do të ngjitet në Tribunën e Sheshit Skenderbej në Tiranë!

Ali Ahmeti në historinë e jetës së Tij të bujshme e të famshme ilegale dhe legale, politike, atdhetare e kombetare, kurrë nuk ka mbajtur fjalim në Tiranë në Sheshin Skenderbej!

Biri i madh i popullit shqiptar, besniku historik i Atdheut dhe mbrojtësi i famshëm i Kombit Ali Ahmeti, do të mbajë fjalim historik!

Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, Ilegalit të madh të veprimtarisë atdhetare politike kombëtare!
Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, drejtuesit konsekuent të LPK-së!
Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, themeluesit e emertuesi të UÇK-së më 17 Nëntor 1994!
Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, themeluesit e emertuesit të UÇPMB-së në vitin 2000!
Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, themeluesit dhe emertuesit të UÇK-së në Maqedoni të Veriut në vitin 2001!
Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, themeluesit dhe emertuesit të BDI-së!
Tirana do të dëgjojë fjalimin e Ali Ahmetit, Lideri historik të Frontit Europian dhe të Aleancës Kombëtare për Integrim!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, ka mbajtur fjalime të shumta në Sheshin Skenderbe në Shkup!

Related posts

Shpërthimi në Stamboll, Pendarovski ngushëllon Erdoganin: Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë

Gazeta Max

“Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo”, Osmani kujton fjalët e vogëlushit pas miratimit të rezolutës së Srebrenicës

Gazeta Max

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit gjyqësor, Pavlinka Crvenkovska

Gazeta Max