GazetaMax
Ballina

Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit

Presidentja e sapo zgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova më 23 maj do të ketë vizitën e parë jashtë vendit.

Ajo do të pranohet nga Papa Francisk në Vatikan, ndërsa ditën e ardhshme në Romë do të merr pjesë në një ngjarje për vëllezërit Kirili dhe Metodi.

Siljanovska Davkova do të vizitojë bazilikën e Shën Klimentit, ku ndodhet varri i shën Kirilit, dhe më pas Bazilika e Santa Maria Maggiore, ku ka një pllakë të shkruar në gjuhën maqedonase.

Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja do të pritet nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Related posts

A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë?

Gazeta Max

Aliu: Muzeu Kombëtar i Kosovës ka një numër tejet të lartë të vizitorëve ATVLive By ATVLive

Gazeta Max

Grubi: Po i tejkalojmë pengesat bashkë me fqinjët, për t’u ankoruar në portin e BE-së

Gazeta Max