GazetaMax
BALLINA

Me 65 vota Pro, Kuvendi votoi ministrat e rinj të kabinetit të Kovaçevskit

 Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pas një debati të gjatë sot votuan për ministrat e rinj. 65 vota ishin për, 0 kundër dhe 0 të përmbajtur

Debati kryesisht ishte midis opozitës maqedonase dhe shumicës së re duke duke disktuar rreth shëndetësisë, ekonomisë dhe bujqësisë, resoret që u zëvendësuan për shkak rikonfigurimit të koalicionit.

Në Ministrinë e Drejtësisë do të udhëheq Krenar Lloga, në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në dikasterin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu si dhe Kaja Shukova në dikasterin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndryshe, këto ndryshime vijnë si pasojë e përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri dhe daljes së Alternativës në opozitë.

Related posts

U pa në qiejt e Europës, çfarë është avioni i “fundit të botës” dhe a duhet të shqetësohemi?

e-max

Rusët bëjn gati planin të sulmojnë Moldavinë, një skenar i mundshëm që do destabilizonte Ballkanin

e-max

Shënohet Dita ndërkombëtare e të rinjëve

e-max