GazetaMax
Lajme

Më pak prodhim nga ullinjtë, moti është shkaktari kryesor i rënies së prodhimit në këtë sezon

Në pemë këtë vit ka më pak ullinj. Një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore në vend, për fermerët nuk ka pasur prodhimin e duhur këtë sezon.

Kushtet e pafavorshme klimatike, mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë fazës së lulëzimit kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e frutit.

Një nga zonat që njihet për kultivimin e ullirit është Kosova e Lushnjës. Prodhuesit në këtë zonë thonë se pemët kanë mbetur thuajse bosh, ndërsa kostot për kujdesin e ullishtave nuk janë ulur.

Kjo situatë pritet të ndikojë edhe në çmimin e vajit të ullirit në treg, duke reflektuar një sezon të vështirë për sektorin.

Sipas fermerëve çmimi i vajit do të jetë më i lartë se një vit më parë nga 5 mijë lekë të vjetra nga fabrikat do të dalë me 8 mijë lekë të vjetra.

Related posts

Të shqetësuar nga sulmet kibernetike

Gazeta Max

Gërkovska: Përparimi ekonomik dhe reformat në vend janë çelësi për mbrojtjen nga ndikimet e dëmshme të jashtme

Gazeta Max

Përfundon me sukses aksioni 1 mujor i pastrimit dhe gjelbërimit në rrugën Saraj – Bojanë

Gazeta Max