GazetaMax
Lajme

Më shumë për ushqime dhe fatura, më pak për shëndetin, ja si harxhojnë qytetarët

Shkup, 14 Dhjetor – Sa i përket shpenzimeve minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe, në muajin nëntor janë rritur për 200 denarë në krahasim me tetorin, dhe për 1.490 denarë në krahasim me shtatorin. Prej vitesh qytetarët e kanë shpenzuar pjesën më të madhe të parave për ushqime dhe fatura.

Nëse shikojmë strukturën e shportës së konsumit minimal, qytetarët shpenzojnë pjesën më të madhe të parave të tyre për ushqime dhe për të paguar faturat, ndërsa më së paku shpenzojnë për shëndetin. Shifrat tregojnë se njerëzit shpenzojnë më shumë para për kulturën dhe më pak për shëndetin. Shporta minimale e konsumit e shpallur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) në muajin nëntor ishte 51.714 denarë, prej të cilave për ushqim në muajin nëntor nevojiteshin së paku 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë. Po ashtu, për transport kërkohen minimalisht 3.668 denarë, për higjienë 2.986 denarë dhe për veshje apo këpucë 2.250 denarë.

Për aktivitete kulturore sipas shportës minimale sindikale mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore vetëm 799 denarë.

Lidija Çolakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë, thotë se ndërgjegjësimi i qytetarëve është ndryshe nga dikur dhe tani ata i kushtojnë shumë më tepër rëndësi shëndetit. “Bëjmë shumë përpjekje për të bërë ekzaminime parandaluese për zbulimin e diabetit, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve kardiovaskulare. Ne i këshillojmë meshkujt mbi 45 vjeç të bëjnë markerët e tumorit në prostatë dhe femrat që të vizitojnë rregullisht gjinekologun. Ndryshe nga dikur, kur femrat thoshin se nuk shkonin te gjinekologu për vite pas lindjes, tani numri i femrave që nuk shkojnë te gjinekologu të paktën një herë në vit është i vogël.

Pensionistët kur marrin pension, fillimisht blejnë ilaçe dhe një pjesë mbulohen nga fondi, disa blihen privatisht. Një pjesë e madhe e popullatës merr rregullisht një lloj terapie për sëmundjet kronike”, thotë Çolakova Dervishova.

Sa i përket shpenzimeve minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe, në muajin nëntor janë rritur për 200 denarë në krahasim me tetorin, dhe për 1.490 denarë në krahasim me shtatorin. Prej vitesh qytetarët e kanë shpenzuar pjesën më të madhe të parave për ushqime dhe fatura. 

Related posts

Konferencë përfundimtare e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Gazetamax.mk

Përkujtohet 58-vjetori i ndarjes nga jeta i Fan Nolit

Gazetamax.mk

LEN formon Trupin Koordinativ: Synojmë mposhtjen e BDI-së dhe sjelljen e ndryshimit tek shqiptarët

Spekulime mediatike apo e vërtetë: Mbështetësi i Gruevskit, i afërt me ushtrinë private të Putinit?!

Gazetamax.mk

Kriza energjetike-ekonomike e la nën hije të shumëpriturën “dritë jeshile” nga Brukseli

Gazetamax.mk

Faton Ahmeti shpall zyrtarishtë kandidaturën për degën e BDI-së në Tetovë

Gazetamax.mk