GazetaMax
Lajme

Mela: Dibra ka potencial të madh ekonomik dhe njerëz të përkushtuar që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme së bashku me kryeministrin dhe përfaqësues tjerë qeveritare kanë zhvilluar vizita në disa biznese vendore në Dibër.

“Dje, së bashku me kryeministrin e vendit z. Hristijan Mickoski, kryetarin Zeqirija Ibrahimi, ministrin Orhan Murtezani, deputetin Bekim Sali dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe kuvendit, zhvilluam vizita në disa biznese vendore në Dibër.

Dibra ka potencial të madh ekonomik dhe njerëz të përkushtuar që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu.

Gjithashtu, vizituam edhe f. Kosovrast dhe f. Mogorçë, ku bashkëbiseduam me banorët për programin tonë, Dibra 2025–2029, që synon zhvillim, mirëqenie dhe mundësi për çdo qytetar.

Një zë, për Dibrën 7”, ka shkruar Mela.

Related posts

Paunov: Për një komunë është shumë e rëndësishme që krijimi i politikave të bazohet në komunikimin me qytetarët

Gazeta Max

LSM: Deputetët e LSDM dhe BDI anuluan amendamentin për rritjen e pagave për administratën

Gazeta Max

Valbona Adili Emini u zgjodh për kryetare e Forumit të Lëvizjes Besa në Kërçovë

Gazeta Max