GazetaMax
Lajme

Memorandum bashkëpunimi mes MPB-së dhe inspektoratit të forcave të sigurisë në Çeki

Shkup, 12 shtator – Promovimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në lidhje me parandalimin e korrupsionit si një fenomen që kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe multidisiplinare për parandalimin dhe luftimin efektiv të tij dhe mundësitë për hetime të përbashkëta që do të çojnë në një rezultat konkret, ishin në fokusin e takimit të sotëm në MPB të ministrit Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ndihmësministri i Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, Igor Arsovski dhe ambasadores së Republikës Çeke, Jarosllav Ludva, i shoqëruar nga një delegacion i Inspektoratit të përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke, i kryesuar nga drejtori Radim Dragun.

Gjatë takimit, njoftoi MPB-ja të dyja palët shprehën kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe falënderime të veçanta u ndanë edhe për mbështetjen e madhe nga pala çeke në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për mbështetjen e dhënë për përballjen me migracionin ilegal duke dërguar nëpunës policorë çek në kufirin tonë.

Në kuadër të të cilit është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke.

Related posts

Arrestohen dy persona nga Tetova, shantazhuan se do të publikojnë fotografi me përmbajtje komprometuese

Gazetamax.mk

Shpallet ditë zie në Kosovë nesër në nderim të Madeleine Albright

Gazetamax.mk

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazetamax.mk