GazetaMax
Ballina

Menaxhim i mirë në Qendrën Sociale-Shkup, drejtori Baftiju publikon të dhënat mbi lëndët e punuara

Viti 2021 10,515
Viti 2022 15,132

First chalenge completed

Njëra nga sfidat e para me të cilat jam ballafaquar si Drejtor i Qendrës Sociale të Shkupit ka qenë ripërtrirja e dokumenteve për shtesat e fëmijës së tretë, e cila ishte me afat kohor për dorëzimin e dokumenteve prej 1 janar deri më 31 mars.

Duke i analizuar të gjitha rezultatet nga të gjitha komunat e Shkupit, mund të konstatoj se mbi 95% të lëndëve të qytetarëve të cilët i kanë dorëzuar dokumentet janë përpunuar dhe kanë hyrë në pagesën mujore.

Gjithashtu gjatë këtij intervali kohor:

Kemi reduktuar radhët e gjata të pritjes
Kemi ofruar shërbimin afër qytetarëve
Kemi vendosur bashkëpunim me komunat përkatëse për lehtësimin e procedurave për dorëzim të dokumenteve
Kemi hapur sportele shtesë
Kemi bërë zgjatjen e orarit të punës në sportelet ku kishte nevojë

E falënderoj ekipin e mrekullueshëm, që mundësoi aritjen e këtyre rezultateve.

https://www.facebook.com/photo?fbid=115660841083484&set=a.113256654657236

Related posts

Njihuni me 17 vjeçaren Elodie Mehmetaj, yllin që po shndrit në volejboll në Zvicër

Gazeta Max

Ja sa kohë duhet për ta marrë virusin në një restaurant

Gazeta Max

Gratë e moshuara më të rrezikuara nga sëmundja Lyme

Gazeta Max