GazetaMax
Lajme

Mendi Qyra shpalos planin për kulturën në Strugë: Qendër funksionale kulturore dhe më shumë mbështetje

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra ka takuar komunitetin artistik të Strugës. Qyra gjatë takimit premtoi kushte më të mira për për artistët, qendër kulturore funksionale dhe mbështetje për artistët lokal. Mes tjerash, theksoi se Struga duhet të jetë skenë e denjë kulturore për artistët.

“Çfarë i mungon artit dhe kulturës në Strugë?

Shumë gjëra! Dhe këtë e dëshmoi më së miri takimi i sotëm me komunitetin artistik dhe kulturor të qytetit tonë. Nga kërkesat më të shpeshta që dëgjova ishin: kushte më të mira dhe përfaqësim dinjitoz në shkollat e muzikës, një qendër kulturore funksionale, mbështetje dhe motivim për artistët lokalë, një program kulturor të pasur gjatë gjithë vitit, si dhe më shumë bashkëpunim.

Mbi 30 vite kam mbështetur aktivitetet kulturore e artistike në Strugë, jo vetëm sepse e dua artin por sepse ky qytet ka nxjerrë talente të mëdha, ka traditë të pasur kulturore dhe sepse arti e kultura janë gjallëri për ekonominë dhe identitetin e Strugës.

Unë besoj fuqishëm se Struga mund dhe duhet të jetë skenë e denjë kulturore, për artistët tanë, për rininë tonë dhe për vizitorët që duam të tërheqim.

Një qytet pa kulturë është një qytet pa shpirt”, theksoi kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra.

Related posts

Padi penale kundër 56 vjeçarit nga Kopanica pasi ndërtoi objekt pa leje

Gazeta Max

Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë takohen në Abu Dhabi

Gazeta Max

Seanca të dy komisioneve parlamentare, nesër seanca e parë plenare e vitit

Gazeta Max