GazetaMax
Lajme

“Mesazhi i dashurisë” që shkaktoi dy viktima, zbardhen detaje nga tragjedia në Maliq

Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje, Gjergji Mullalli. Bëhet me dije se ka qenë një mesazh që ka çuar në keqkuptime mes çiftit. Të paktën kështu është zbuluar nga dëshmitë e dhëna në vitin 2018 nga të dy viktimat, kur atë kohë Luiza kërkonte urdhër mbrojtje.

Emisioni “Uniko” ka publikuar këto dëshmi, ku sqarohet se Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Deri në vitin 2018 gjithçka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit. Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.

Në vendimin e Gjykatës së Korçës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfirmuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrëveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre ,kurse në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kaçavidë.

Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen. Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

Pas kësaj situate dhune të përsëritur dhe pamundësie për vijimin e bashkëjetesës, me datën 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhrit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë me ta dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.

Banorët e fshati shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhtonte dyshime të cilat nuk arriti ti vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati 55 -vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër. Por pa kaluar 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëshorti për dhunë në familje.

Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e radhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Por, tashmë asnjeri prej tyre tashmë nuk jeton. Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi e braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.

 

 

Related posts

Vuçiq pretendon se dikush po planifikon vrasjen e tij

Gazetamax.mk

Platforma e trotuarit te Mavrovasja shndërrohet në Parking! Kompetentët “të verbër”

Gazetamax.mk

Gërkovska: Zbatimi i parimeve të sundimit përforcon institucionet dhe besimin e qytetarëve

Gazetamax.mk