GazetaMax
SPORT

Mesfushori i njohur konfirmon largimin nga Man Utd

Mesfushori Nemanja Matic, ka njoftuar se do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit 2021/22.
33-vjeçari është paraqitur 183 herë për Reds që kur u bashkua nga Chelsea në vitin 2017, përcjell ORAinfo.
Matiç e ka bërë të ditur vendimin të premten në mbrëmje përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku ka shkruar:
“Pas një mendimi të madh, kam vendosur që ky sezon të jetë i fundit me Manchester United. Unë kam informuar bordin, menaxherin dhe lojtarët për vendimin tim.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i madh të luaja për këtë klub të madh. Një falënderim i madh për fansat për mbështetjen e palëkundur.
“Tani do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e mi të përfundojnë sa më fort që të jetë e mundur”, ka shkruar mesfushori serb./ORAinfo/

Related posts

Milan merr vendim për të ardhmen e Bakayokos

e-max

Brazili i bën ofertë Guardiolës për trajner të Kombëtares

e-max

Gjilani e shkarkon nga posti i trajnerit Ismet Munishin

e-max