Tuesday, April 14, 2026

Lajmi në kohë reale

Mexhiti: Brenda një muaji të konkretizohet çështja e shkrirjes së VLEN-it në parti

“Mendoj që nuk jemi larg për të kaluar në këtë nivel, që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm. Ka disa opsione, pra ka konstruktive, kreative, është propozimi për rotacion, është propozimi me bashkëkryetarë, propozimi një anëtar një votë dhe propozime të tjera. Jemi duke i shqyrtuar, në këtë periudhë në mënyrë intenzive jam optimist që së shpeti do ta rrumbullakojmë këtë, pa prejudikuar se cili do të jetë lideri apo liderët. Për shkak se më e rëndësishme është ideja, subjekti se sa individi.. S’kemi vendos afat se edhe kështu si funksionon është i suksesshëm, mirëpo për shkak të kërkesave, analizave po punojmë drejt shkrirjes, jam optimist besoj se brenda një muaji edhe mund të kemi diçka më konkrete”, tha Izet Mexhiti, VLEN.

Latest Posts

Mos e humb lajmin