GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Çdo ditë investime të reja, Çairçanja po transformohet me rrugë moderne

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti edhe këtë mëngjes ka zgjedhur t’u flasë qytetarëve nga terreni.

Në videon e publikuar sot në faqen e tij zyrtare, Mexhiti ka përshëndetur qytetarët me fjalët “Mirëmëngjesi nga Çairçanja, duke shpalosur pamjet e punimeve që po zhvillohen në një nga rrugicat më të frekuentuara të kësaj pjese të komunës. Aty po bëhet shtrimi i plotë me asfalt të ri, një investim që pritet të lehtësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë jetën e përditshme të banorëve.

Sipas Mexhitit ky projekt është dëshmi e qartë se vizioni për Çairin nuk mbetet vetëm premtim, por kthehet në realitet të prekshëm për çdo qytetar. Po tregojmë se me punë konkrete, Çairi po merr dhe do të vazhdoj të marrë pamjen moderne që e meriton.

Related posts

Kutirov: Filloi zbatimi i deklaracioneve të gjelbra doganore, doganimi përfundon për një orë

Gazeta Max

Estetika e teksturës në pikturë

Gazeta Max

Ministria e Shëndetësisë “e përgjumur” Kumanova ka mungesë të barnave!

Gazeta Max