GazetaMax
Lajme

Mexhiti dhe VLEN sjellin energji të re në Çair, punë dhe përkushtim në Dizhon

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vazhdon të dëshmojë se përkushtimi dhe puna e ndershme janë vlera që e dallojnë atë nga të tjerët.

Në një video të publikuar sot në mëngjes, Mexhiti ka paraqitur nga afër punët që po zhvillohen në lagjen Dizhon, duke përcjellë një mesazh të qartë për qytetarët, “Mirëmëngjesi nga Dizhoni. Punë dhe përkushtim!”

Ky mesazh i shkurtër por i fuqishëm sipas Mexhitit është dëshmi e qasjes konkrete ndaj zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.

Sipas Mexhitit, ky angazhim i pandalshëm është garanci se me VLEN-in në Qeveri, Çairi do të marrë frymë të re, energji të re dhe perspektivë të sigurt për të ardhmen.

Related posts

Puna e Qeverisë përgjatë vitit 2022, si qëndron gjendja me investimet e huaja?

Gazeta Max

Sot varroset mbretëresha Elizabeta e Dytë, prezent edhe Pendarovski

Gazeta Max

VIDEO/ Haxhiu- Osmanit: Mënyra se si i afrohesh paqes, më e mira që kam dëgjuar deri tash

Gazeta Max