GazetaMax
Sport

Mexhiti: Është koha që BDI të pajtohet me faktin se janë në opozitë!

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka komentuar në rrjetin social facebook, interpelancën e parashtruar nga deputetët e Frontit Evropian, kundër tij.
Mexhiti thotë se është koha që BDI të kuptojë dhe të pajtohet me faktin se pas 22 vitesh kanë kaluar në opozitë.
Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi i vetëm i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritare. Është koha që ta kuptojnë dhe të pajtohen më në fund me faktin se shqiptarët në Qeverinë e re i përfaqëson një koalicion i ri politik, pra VLEN, ndërsa BDI, pas 22 vitesh ka kaluar në opozitë. E di, nuk është kollaj të pranohet fakti se e kemi thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet, por kjo është politika – kur mendon së ke fituar më së shumti, në fakt ke humbur më së shumti”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

Related posts

Prokuroria kreu kontroll në Kumanovë, një nga automjetet e djegura është e prokurorit publik

Gazeta Max

KF Bashkimi 1947 nga Kumanova ngjitet në Ligën e Parë – triumfon 2:0 ndaj KF BESA-s dhe shkruan histori

Gazeta Max

Kontrolle të përforcuara në pikëpagesa, dënime nga 200 euro

Gazeta Max