GazetaMax
Ballina Lajme

Mexhiti: Në Bllacë nisim një histori të re, “One Stop Shop” moment i rëndësishëm

Ka momente në histori kur një thirrje e vetme i flet të gjithë botës. Thirrja jonë e përbashkët solemne nga ky vend është: INTEGRIMI TANI!, deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti në fjalimin e tij me rastin e lëshimit zyrtar në përdorim të sistemit “One Stop Shop” për kontroll të përbashkët të udhëtarëve dhe mallrave me një ndalesë në pikën kufitare “Bllacë”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mexhiti me këtë rast theksoi se në Bllacë, aty ku para 26 vitesh u vu në test njerëzimi dhe përcaktimi i tij-për lirinë, për bashkimin, për të ardhmen, sot simbolikisht po nisim një histori të re-të bashkëpunimit për zhvillim dhe për përparim.

“Sot, me inaugurimin e të ashtuquajturit ‘One stop shop’ sistem të menaxhimit të kufirit, ne po shënojmë një moment të rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të njerëzve dhe mallrave si një postulat themelor i Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, ne edhe praktikisht po hedhim hapin e radhës drejtë realizimit të konceptit ‘Evropa pa kufij.’ Dhe kjo maksimë vlen jo vetëm për kufijtë fizikë që ndajnë vendet e Ballkanit, por edhe për kufijtë mendorë që ndajnë bashkëpunimin nga paragjykimi, fqinjësinë nga frika, zhvillimin nga izolimi”, tha Mexhiti.

Ai më tej shtoi se integrimi nuk është vetëm proces politik. Është vizioni ynë për një të ardhme pa mure, pa kufij që ndajnë, por me ura që lidhin.

“Për një Ballkan të paqes, të zhvillimit, të drejtësisë.Për një Evropë që mban premtimet e veta dhe nuk ndalet në pragun e derës sonë. Kjo është kohë që të tregojmë lidership, jo viktimizim. Bashkëpunim, jo ndasi. Vizion, jo nostalgji për të shkuarën. Sepse:Ballkani është Evropë! Ballkani meriton të jetë pjesë e BE-së jo si një barrë, por si një vlerë e shtuar! Le ta bëjmë realitet: një Ballkan të integruar në një Evropë të integruar! Fqinjësia e mirë nuk është një slogan – është çelësi i paqes dhe i së ardhmes sonë. Urime menaxhimi i përbashkët u kufirit Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe ju priftë e mbara!”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Related posts

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ndaloni së ngrëni bukë?

Gazeta Max

Beatrixe bën tri tatu të reja në trup, ja si po duket tani trupi i saj

Gazeta Max

Sot shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nën Tereza në Prishtinë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar. Organizimi mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 12. Ernest Koliqi ka qenë poet, eseist, dramaturg, romancier, përkthyes, gazetar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Bashkë me Mitrush Kutelin konsiderohet si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve”, Tregtar Flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”. Më 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit. Koliqi e drejtoi Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë, mbi bazën e së cilës në vitin 1057 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Gazeta Max