GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit, dëgjova zërin e Gazi Babës

Sonte, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ishte mysafir në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit në lagjen Gazi Babë, ku u prit ngrohtësisht nga familjarë dhe banorë të zonës. Vizita e Mexhitit shënon një tjetër ndalesë në rrugëtimin e tij drejt zgjedhjeve lokale, ku po zhvillon takime të vazhdueshme me qytetarët për të dëgjuar nga afër hallet dhe propozimet e tyre.

Në një atmosferë të sinqertë dhe miqësore, bisedat me të pranishmit u fokusuan në problemet reale të lagjes dhe pritshmëritë që banorët kanë nga një udhëheqës i ri në Çair. Mexhiti, i njohur për përvojën e tij të gjatë politike dhe angazhimin e tij në çështjet e komunitetit, theksoi se vjen me një vizion të qartë për Çairin dhe se dialogu i drejtpërdrejtë me qytetarët do të jetë baza e çdo vendimi të tij.

“Na pritët me sinqeritet, më bëtë të ndihem si në shtëpinë time. Ju jam thellësisht mirënjohës për këtë besim dhe përkrahje,” deklaroi Mexhiti. “E di që Gazi Baba nuk është pjesë e Komunës së Çairit, por ky takim flet për lidhjet tona të përbashkëta si komunitet dhe si shqiptarë. Zëri juaj është i rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”

Ai përsëriti se është i vendosur të jetë kryetar që punon afër njerëzve, duke u fokusuar në zgjidhje konkrete, shërbime efikase dhe zhvillim të barabartë për çdo lagje të Çairit.

Kjo vizitë konfirmon mbështetjen e gjerë që Mexhiti po merr nga komuniteti në prag të zgjedhjeve lokale, duke forcuar mesazhin e tij për një Çair më të bashkuar, më të ndershëm dhe më të zhvilluar.

Related posts

Jovica Stojanoviq emërohet u.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve

Gazeta Max

Ali Ahmeti: Gjithmonë kemi punuar për paqe dhe stabilitet, të ardhmen ta ndërtojmë bashkë në Europë

Gazeta Max

ISHP: Pini ujë, mos prisni të keni etje!

Gazeta Max