GazetaMax
Lajme

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës ku janë inspektuar punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

Mexhiti tha se projekti ka për qëllim revitalizimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore në këtë zonë.

“Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën 210 të lagjes Gazi Babë të Çairit shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së përditshme të banorëve. Ky projekt, i cili ka qenë një kërkesë e kahmotshme e komunitetit lokal, po bëhet realitet falë investimit të siguruar nga Qeveria në kuadër të thirrjes së dytë.

Projekti ka për qëllim revitalizimin e tërësishëm të infrastrukturës nëntokësore në këtë zonë. Pas përfundimit të
punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën 210 dhe në tre krahët e saj, do të vijojë asfaltimi i plotë i rrugicave, duke garantuar një mjedis më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për banorët.

Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave me projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar”, ka shkruar Mexhiti.

Related posts

BDI emëron Nexhati Jakupin si Shef të shtabit komunal zgjedhor në Gostivar

Gazeta Max

Haxhiu shkon për vizitë në Hagë, por nuk është e sigurt nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim

Gazeta Max

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazeta Max