GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne në rajonin e Pollogut

Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti njofton se qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.

Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet. Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.

Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:

Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit

Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja

Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve”, njofton Mexhiti.

Ai shton ky nuk është investim thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë.

Related posts

Radio stacionet nacionale nuk do të paguajnë kompensim për distribuimin e sinjalit për vitin 2022

Gazeta Max

Mariçiq: Raporti të jetë motivimi për ne

Gazeta Max

Nuk do të ketë gjyq për Tamarën e vogël, nuk kishte asnjë provë!

Gazeta Max