GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Rruga 5 Maji që mban emrin e ditës së dëshmorëve meriton trajtim të posaçëm!

Çairi këtë mëngjes mori një mesazh të fuqishëm nga kandidati për kryetar komune nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili përmes një video mesazhi të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook përcolli frymën e përkushtimit dhe respektit për qytetarët e Çairit.

Mexhiti zgjodhi që pikërisht nga rruga “5 Maji”, e cila bart emrin e shenjtë të ditës së dëshmorëve, t’u drejtohet qytetarëve me fjalët, “Mirëmëngjesi nga 5 Maji, rruga me emrin e posaçëm, ditën e dëshmorëve të kombit, qē meriton trajtim të posaçëm! Punë dhe përkushtim!”

Ky mesazh sipas Mexhitit shpreh qartë vizionin për një Çair me dinjitet, përkujdesje dhe respekt për vlerat kombëtare, por edhe me vepra konkrete që do të shihen në çdo lagje. Çdo hapësirë publike nuk është vetëm infrastrukturë, por edhe kujtesë historike që meriton trajtim me përkushtim.

https://www.facebook.com/share/r/19Cxvg6QCj/

Related posts

Skriningu me BE-në sot vazhdon në Luksemburg, vendi po hy më thellë në reforma

Gazeta Max

Prof. Bekim Fetai, rektor i ri i Universitetit “Nëna Terezë” – Shkup

Gazeta Max

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

Gazeta Max