GazetaMax
Lajme

Mexhiti tha se Çairi do të bëhet qendër e re kulturore, universitare dhe sportive

Kandidati i Koalicionit VLEN për Çairin, Izet Mexhiti tha se Çairi do të bëhet qendër e re kulturore, universitare dhe sportive. Ai sot takoi sportistët nga Çairi para të cilëve shpalosi projektet për fushat sportive, sallën multifunksionale në Çair dhe informoi për punimet që po kryhen në Sallën Partizani. Në tre lagje kryesore të Çairit do të ketë pishina të reja.

“Ndërtimi i sallës multifunksionale sportive Çair me kapacitet prej 3 mijë ulëse, rikonstruim i sallës Partizani dhe ndërtimi i tre fushave multifunksionale në Sahat Kullë, Topanë e vjetër dhe Gazi Babë. Këtu hyjnë edhe dy pishina që janë njëra në Fusha Topanë në përfundim e sipër dhe tjetra në Serovë që duhet të fillon, por nëse ka nevojë edhe një në Gazi Babë”, tha Izet Mexhiti, Kandidat për Komunë e Çairit nga VLEN.

Related posts

Mickoski nuk pranon duel me Arsovskën, thotë se e ndjekë nga afër punën e saj

Gazeta Max

Grkovska: Përballja me dezinformatat paraqet përgjegjësi shoqërore

Gazeta Max

Ivan Ivanaj: Nuk ka forcë, as bir nane që mund të na ndalë në mbrojten e Malësisë dhe popullit tonë

Gazeta Max