GazetaMax
Lajme

Mexhiti: VLEN sjell vlera të reja për Çairin dhe shqiptarët

Sonte në Çair, kandidati për Komunën e Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim optimist në hapjen e shtabit të tyre zgjedhor. Ai theksoi se Çairi ka shpërthyer me energji dhe është gati të shkojë drejt fitores më të madhe, raporton SHENJA.

Mexhiti falënderoi ekipin e punës dhe uroi që kjo atmosferë pozitive të vazhdojë duke elaboruar programin dhe vizionin e tyre bashkë me bartësin e listës, Muamed Murtezin.

Ai theksoi gjithashtu se VLEN po hapet dhe po sjell vlera të reja, duke përmendur emra të rëndësishëm si Muamed Murtezi, kandidati për kryetar të Haraçinës, Daut Beqiri, dhe kandidatin në Strugë që bashkëpunon me Lëvizjen Arbëria. Sipas Mexhitit, VLEN është një lëvizje që përfaqëson shqiptarët dhe do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej.

Related posts

Ahmeti: Ministrat shqiptar në qeveri punojnë për të gjithë qytetarët

Gazeta Max

A po lëshon pe VMRO-DPMNE-ja?

Gazeta Max

Zejd Rexhepi: Me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit

Gazeta Max