GazetaMax
Lajme

Migrimi i të rinjëve shqetësim për tregun e punës

Shkup, 18 Prill – Gjithnjë e më shumë të rinjtë perspektivën e tyre e shohin jashtë vendit. Këtë e vërteton edhe regjitrimi i popullsisë, i cili ka treguar se një përqindje e madhe e të rinjëve janë jo-rezident. Kjo sipas ekspertëve paraqet një shqetësim të madh për tregun e punës. 

“Rreth 53 mijë të rinjë të cilët sot duhej ti kishim në popullatën rezidente, nuk i kemi, apo rreth 10.5% e të rinjëve nuk janë në popullsinë rezidente. Nga ana tjetër mund të vërejmë një trend të ngjajshëm, nëse e krahasojmë me regjitrimin e vitit 2002, ku rreth 100.000 persona të popullsisë së moshës prej 15 deri në 29 vjet të cilët tani duhej ti kenë 35 deri 49 vjet nuk i kemi resident, apo në përqindje rreth 20% e të rinjëve të regjistrimit të vitit 2002 kanë vendosur të emigrojnë.”, tha Bllazhe Malevski, hulumtues në shoqatën “Reaktor”.

Shkaqet për të migruar gjithnjë lidhen me cilësinë e jetesës, thonë ekspertët. Cilësia në arsim, shëndetsi, kulture, e mbi të gjitha mungesa e vendeve të përshtatshme të punës detyrojnë të rinjtë jetën e tyre ta vazhdojnë në emigracion. Ekspertët vlerësojnë se duhet ndryshuar politika e punësimit dhe arsimimit në vend.

“Të përmirësohet cilësia e arsimit, të përmirësohet qasja deri te arsimimi i të gjitha kategorive të të rinjëve, pa dallim të mundësive të tyre për edukim, pa dallim nëse janë prej bashkësive të ndryshme etnike. Por ajo që është më e rëndësishmja dhe i cili është motivi kryesor pse emigrojnë të rinjtë është se nuk kanë qasje deri te vendet e punës për të cilat kanë kualifikimet e duhura. Ashtu që na janë të nevojshme politika të cilat do të krijojnë vende pune për të rinjtë në përputhje me kualifikimet e tyre por edhe politika që do tu mundësojnë të rinjve masa shtesë për vetpunësim.”, tha Teodora Stolevska, drejtor i përgjithshëm i “Mlladi hab”.

Për të luftuar largimin e të rinjëve jashtë vendit nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse e institucioneve, vlerësojnë ekspertët. Këto u thanë gjatë debatit rreth  trendeve demografike të popullatës së re në Kuvend.

Related posts

Skandaloze/ Bilall Kasami pret drunjtë e vjetër në rrugën Strasho Pinxhur (Foto)

Gazetamax.mk

Ziberi: Dinjitet, liri dhe drejtësi janë tre fjalët që e përbëjnë esencën e lirive dhe të drejtave të njeriut

Gazetamax.mk

Dorëheqja e Milevskit, LSDM: Janë çështje të brendshme të PLD

Gazetamax.mk