GazetaMax
Adrenaline

Milan dhe Inter në luftë për sulmuesin që po shkëlqen në Serie A

AC Milan dhe Inter kanë hyrë në garë për sulmuesin e Sassuolo, Gianluca Scamacca.
La Gazzetta dello Sport flet për të ardhmen e sulmuesit 23-vjeçar të Sassuolo-s, të cilin e lakmojnë klubet e mëdha italiane por edhe jashtë saj, përcjell ORAinfo.
Gazeta shkruan se sulmuesi së shpejti do të nënshkruajë një rinovim me Sassuolo deri në vitin 2026, ku paga e tij do të rritet nga 400 mijë euro neto në sezon në 800 mijë euro.

Kjo është thjesht një strategji për të forcuar pozicionin negociator të Sassuolo-s, sepse në verë ai do t’i ketë ende lamtumirë dhe do t’i bashkohet një klubi ku mund të konkurrojë për tituj.
Jo vetëm kaq, por Scamacca e kishte të qartë me Sassuolo-n se ai nuk sheh zgjidhje të përshtatshme jashtë Italisë dhe për këtë arsye dëshiron të qëndrojë në Serinë A, që është një nxitje e madhe për Interin dhe Milanin që janë dy kërkuesit kryesorë në Itali.
Mbetet të shihet nëse Milan apo Inter do të arrijnë të transferojnë sulmuesin që po shkëlqen në Serie A. /ORAinfo/

Related posts

Aguero: S’e kuptoj vendimin e City për ta shitur Sterling

Gazetamax.mk

Man City eliminohet nga FA Cup

Gazetamax.mk

Sot takim mes Nice dhe Pochettino

Gazetamax.mk