GazetaMax
Kuriozitete

Milan dhe Inter në luftë për super-sulmuesin

AC Milan dhe Inter janë në ndjekjen e sulmuesit të Sassuolo, Gianluca Scamacca.
Edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport flet për të ardhmen e sulmuesit 23-vjeçar të Sassuolo-s, të cilin e lakmojnë klubet e mëdha italiane por edhe jashtë saj, përcjell ORAinfo.

Gazeta shkruan se sulmuesi së shpejti do të nënshkruajë një rinovim me Neroverdi deri në vitin 2026, ku paga e tij do të rritet nga 400 mijë euro neto në sezon në 800 mijë euro.
Kjo është thjesht një strategji për të forcuar pozicionin negociator të Sassuolo-s, sepse në verë ai do t’i mund t”i thotë lamtumirë dhe do t’i bashkohet një klubi ku mund të konkurrojë për nderime të mëdha.
Jo vetëm kaq, por Scamacca e kishte të qartë me Sassuolo-n se ai nuk sheh zgjidhje të përshtatshme jashtë Italisë dhe për këtë arsye dëshiron të qëndrojë në Serinë A, që është një nxitje e madhe për Interin dhe Milanin që janë dy kërkuesit kryesorë në Itali. /ORAinfo/

Related posts

Nuk dorëzohet ekipi nga Serie A, tenton që në verë ta transferojë Januzajn!

Gazeta Max

Richarlison konfirmon largimin nga Everton, ja ku mund të përfundojë

Gazeta Max

Evertoni refuzon ofertën e Chelseat për Gordon

Gazeta Max