GazetaMax
SPORT

Milan dhe Real Madrid në rivalitet për futbollistin dy metra

AC Milan, është një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e mbrojtësit të ri të Le Havre, Souleymane Isaak Touré, sipas mediave.
Sipas Calciomercato, 19-vjeçari tashmë po tërheq interesin e disa klubeve kryesore franceze si Lyon dhe Marseille, por edhe nga klube ndërkombëtare si Real Madrid dhe Milan.

Ai ka kaluar nga ekipi i tyre U19 në ekipin e parë me trajner Paul Le Guen, me të cilin ka bërë tashmë 14 paraqitje në divizionin e dytë, përcjell ORAinfo.
Ai është mbi 2 metra i gjatë dhe peshon mbi 100 kg, por ai është i shpejtë dhe i koordinuar në goditjet e tij, dhe megjithëse ka ende përmirësime për të bërë në pozicionimin dhe gjykimin e tij, kuadri fizik është aty për të punuar Stefano Pioli.
Kuqezinjtë kanë gjithmonë një sy në futbollin francez siç shihet përmes blerjeve të Pierre Kalulu, Mike Maignan dhe Rafael Leao.Kontrata e Touré skadon në verën e vitit 2023 dhe ai po ndiqet nga klubet e përmendura me vëmendje të veçantë, edhe pse adoleshenti nuk po nxiton të largohet aktualisht./ORAinfo/

Related posts

Tërstena ndau edhe pesë “Oskare të arta olimpike”

e-max

Pronari i Milanit hap thesin, transferon yllin e Bayern Munich

e-max

Përfundojnë pjesët e para: Dukagjini avancon 1-0 ndaj Malishevës, Trepça 89’ – Drenica, ende pa gola

e-max